Kulturë

“Seksi i dytë” vepër e themelit feminist

Simone de Beauviour, e cilësuar shpesh si e njohur “nën hijen” e filozofit Jean Paul Sartre, ishte e para që hodhi themelin për lëvizjen feministe.

De Beauviour, njihet si ekzistencialiste, duke përfshirë veprat e saj, ku ndër më të njohurat është “Seksi i dytë”, vepër kjo që sjelli revolucion në pikëpamjet filozofike feministe.

“Seksi i dytë” është vepër e botuar në vitin 1949, kjo vepër është shkruar në formë të kritikës për patriarkalitetin dhe statusin e “tjetrit” që u është dhënë grave gjatë tërë historisë.

De Beaviour, shkruan për stereotipet, mashkull-femër, qysh nga aspekti biologjik deri tek ai social e ekonomik.

Në “Seksin e Dytë”, De Beaviour u mbështet në përvojat e saj si grua, dhe realitetet e grave të tjera, kjo vepër u konsiderua si një fyerje e mirësjelljes seksuale, që tashmë kishte vënë “themelet” në tërë Francën dhe botën.

Vepra “Seksi i dytë”

Ky synim dhe ky vlerësim “natyral” i burrave, bëri që De Beaviour, ta sheh si dominim patriarkal, pra, kjo vepër e saj, ekspozon këto tendenca mashkullore apo siç i quan ajo “kafshërore”, për t’i shikuar këto ndryshime seksuale si justifikime të pabarazisë.

Këtu, Simone, kritikon thellë Platonin dhe Aristotelin, të cilët gruan e vlerësojnë si të mangët, dhe një qenie e cila posedon “një mitër”, ndërkaq që të arrijë në piedestalin mashkullor duhet të stërvitet, dhe të ndryshojnë mënyrën e jetesës.

Pra, sipas tyre, vetëm burrat, ose gratë që “mund të jenë si burrat” mund të konsiderohen si qenie dhe mund të sundojnë.

Duke i dalë, kundër kësaj, Beauviour, thekson se barazia nuk ka të bëjë me njëllojshmërinë, ajo argumenton se gratë dhe burrat, janë ose të barabartë, ose të ndryshëm, mirëpo, nuk mund të jenë imitim i njëri tjetrit.

Ajo, e sheh si të padrejtë, ndryshimin seksual, të përdoret si pasojë e nënçmimit të grave, dhe se ato nuk shihen si prioritet por cilësohen si “seksi i dobët”, si reflektim i gjithë kësaj, “Seksi i Dytë”, parashtron pyetjet, Cilat kritere të fuqisë përdoren për të qenë në nivelin e mashkullit?, Fuqia e trupit?, Madhësia?, po nëse këto përmbushen a mund të konsiderohen gratë përsëri, si gjinia e dobët?.

Reflektimi filozofik, i Beauviour, ndërroj edhe idetë radikale feministe, duke dëshmuar, se të jesh feminist nuk do të thotë dominim, por barazia, dhe, jo, barazi, biologjike, por barazi sociale e ekonomike, në këtë vepër, Simone, identifikon mënyrat se si këto argumente për barazi fshijnë ndryshimin seksual, në mënyrë që të përcaktohet subjekti mashkullor, si tip absolut i njeriut.

Koha kur u shkrua kjo vepër, feminizmi dhe barazia burrë-grua, ishte e diskutueshme, por jo e vënë në praktikë, arsye kjo që në atë kohë, barazia tingëllonte si diçka absurde.

Dhe, sipas De Beauviour, nëse çështja e feminizmit, është kaq absurde, kjo është vetëm për faktin se, arrogance e mashkullit e bëri të tillë.

Simone de Beauviour, edhe pse kurrë nuk e konsideroj vetën filozofe, dhe shumë kritikë as nuk e shohin si të tillë, ajo e deklaroi vetën feministe në vitin 1972.

Veprat e saj, qoftë të kontekstit filozofik apo jo, gjithmonë kanë pasur tematikë të veçantë.