Lajme

Sekretari i Britanisë së Madhe: Rusia është shumë prapa planit të saj

Të enjten Vladimir Putin, tha se operacioni i tij ushtarak në Ukrainë, po shkonte sipas planit.

Mirëpo, për këtë Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, ka një qëndrim të ndryshëm. Ai thotë se Rusia është dukshëm prapa planit.

“Me gjithë shkatërrimin e përditshëm të tmerrshëm dhe bombardimet e zonave civile, ukrainasit ja dalin gjatë ditës, ata i vlerësojnë forcat e tyre, i largojnë në disa raste dhe vazhdojnë të luftojnë”, tha ai për BBC-në.

“Rusia ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm jo vetëm vdekjesh, por edhe dezertimesh dhe njerëz që janë dorëzuar, dhe një numër i konsiderueshëm i blinduar dhe pajisje janë shkatërruar”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje dështimin e forcave ruse për të marrë kryeqytetin, Kievin dhe planifikimin e dobët logjistik rreth automjeteve dhe ushqimit për trupat.

Për Presidentin Putin, z. Wallace tha: “Ai është një njeri i mbështjellë me sanksione të krijuara prej tij. Ai është një njeri që ka thyer çdo ligj ndërkombëtar. Ai është një njeri gjithnjë e më i izoluar.”