Lajme

Seanca e sotme plenare nis me një minut heshtje për vdekjen e Bob Dole, Lista Serbe s’e përfillë kërkesën

Kuvendi i Kosovës

Seanca plenare e së hënës së 6 dhjetorit ka nisur me një minut heshtje në nder të jetës dhe veprës së ish-senatorit amerikan, Bob Dole, i cili ndërroi jetë të dielën, njofton Shqip.com.

Me të filluar kjo seancë që është vazhdim i disa seancave të mbajtura në korrik, gusht e nëntor të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar mikun e madh të Kosovës, por jo edhe ata të Listës Serbe.

Të njëjtit qëndruan të ulur, duke mos e përfillur kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lista Serbe duke mos respektuar kërkesën për një minut heshtje me rastin e vdekjes së Bob Dole.

Me të përfunduar kjo shenjë respekti, Konjufca, tha se kontributi i Bob Dole për vendin nuk do të harrohet asnjëherë nga populli dhe nga institucionet e Kosovës.

“Kontributi i tij nuk do të harrohet kurrë nga populli i Kosovës dhe nga insttiucionet tona. U prehtë në paqe miku i madh i Kosovës”, ka thënë ai.

Ish-senatori Bob Dole

Sipas njoftimit nga Fondacioni Elizabeth Dole, ish-senatori ka vdekur në moshën 98 vjeçare.

Dole vdiq në gjumë, sipas një njoftimi nga Fondacioni Elizabeth Dole, shkruan USA Today. /Shqip.com