Seanca e Kuvendit vazhdon nesër
Publikuar:
(07.07.2021 18:35:15)

Kuvendi i Kosovës, ka ndërprerë seancën për të vazhduar nesër.
Vazhdimi i seancës do të fillojë në ora 10:00, të enjten, përcjell Shqip.com
Tri pika të rendit të ditës janë lërë për ditën e nesme, ndërto edhe rekomandimet për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Radiotelevizonit të Kosovës.
Gjatë seancës së sotme është debatuar për marrëveshjen e Uashingtonit.
Opozita kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për “joseriozitet në raport me SHBA-të”.
Ky i fundit iu drejtua opozitës, duke iu thënë se “dalin qesharakë kur përpiqen ta ruajnë SHBA-në nga ai”. /Shqip.com