Seanca e Kuvendit të Kosovës fillon me një minutë heshtje në nderim të viktimave në aksidentin në Bullgari

Me një minutë heshtje në nderim të 45 viktimave në aksidentin e autobusit në Sofje të Bullgarisë, ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, përcjell Shqip.com.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka nisur duke shprehur ngushëllime familjarëve të 45 viktimave që vdiqën në këtë aksident.
“Të gjithë sot jemi të tronditur për lajmin që morëm në mëngjes, ku 45 qytetarë humbën jetën në një aksident tragjik. Për këtë arsye po ju thërras t’i nderojmë të gjitha viktimat me një minutë heshtje””, tha Konjufca.
Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së martës, një autobus që po qarkullonte nga Stambolli, u aksidentua dhe u përfshi nga flakët në Sofje të Bullgarisë, duke lënë kështu së paku 46 persona të vdekur.
Autobusi kishte për destinacion Shkupin dhe shumica e viktimave që ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ishin në një ekskurzion në Stamboll./SHQIP.com