Seanca e Kuvendit për buxhetin zgjat vetëm 8 minuta, mbyllet mes tymit dhe kaosit
Publikuar:
(07.12.2023 10:44:57)

8 minuta zgjat seanca për buxhetin në Kuvendin Shqipërisë.
Vetëm 8 minuta ka zgjatur seanca e Kuvendit për buxhetin e shtetit.
Nisi me kaos, rrëmujë, flakadanë dhe kapsolla nga deputetët e opozitës dhe e tillë përfundoi.
Seanca më e rëndësishme e vitit, ajo për buxhetin e ardhshëm, nuk krijoi hapësirë për debat.
Opozita vijon protestën pas refuzimit të kërkesave të saj për ngritjen e komisioneve hetimore, ndërsa mazhoranca duket e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos e negociuar këtë çështje.
/Shqip.com