Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç..
Ai ka thënë se në këtë takim të gjatë kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Organizova një takim të gjatë të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, thuhet në njoftim.
Zv/kryeministri i Kosovës Bislimi ka deklaruar se pala kosovare ka paraqitur idetë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Bislimi, ka thënë se është herët akoma për të thënë se ka rezultate konkrete.
/Shqip.com