Scholz: Po punojmë për ta zgjidhur situatën mes Kosovës dhe Serbisë

Pas një takimi me homologun e tij grek, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur edhe për bisedimet Kosovë – Serbi, në të cilat shteti i tij është i përfshirë për gjetjen e një zgjidhje afatgjate mes dy vendeve.
“Po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar kancelari gjerman, raporton DW.
Scholz ka thënë po ashtu se shpreson për përparime në grindjen Maqedoni e Veriut-Bullgari.
Kancelari gjerman Olaf Scholz muajin e kaluar në Bruksel ka qenë pjesë e përpjekjeve me Presidentin e Francës dhe Kryeministren e Italisë për t’i bindur Kryeministrin Kurti dhe Vuçiq që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Pas këtij takimi pritet që pasnesër në kryeqytetin europian të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, “Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003”.
/Shqip.com