Lajme

Schneeberger: Pranimi i Kosovës në BE duhet të shkëputet nga vullneti i Serbisë

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar takimet e sotme mes palës kosovare dhe asaj serbe, e cila rezultoi pa ndonjë marrëveshje.

Ajo në platformën “X” ka shkruar se është e qartë së ende Vuçiqi nuk është i interesuar për normalizim te marrëdhënieve me Kosovën.

“Sa qartë duhet ende Vuçiq të thotë se nuk është i interesuar për normalizim”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se, Pranimi i Kosovës në BE duhet të shkëputet menjëherë nga vullneti i Serbisë

“Pranimi i Kosovës në BE duhet të shkëputet menjëherë nga vullneti i Serbisë. Njohja e menjëhershme e Kosovës nga shtetet e mbetura të BE-së dhe statusi kandidat për Kosovën. Ndalohet Lista Srpska dhe asnjë ASM për të ndaluar ndikimin e Serbisë në veri të Kosovës”, ka shkruar Schneeberger.

/Shqip.com