Lajme

Schallenberg: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi i rëndësishëm për integrim në BE

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre.

Përmes një postimi në Twitter, ministri austriak ka thënë se kjo është kryesore kur vjen puna tek integrimi në Bashkimin Evropian.

“Disa lajme të mira që vijnë nga Ohri në një orë kaq të vonë. Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është kryesore kur vjen puna të integrimi në Bashkimin Evropian”, shkroi Schallenber.

Msdje, Schallenberg ka falënderuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për punën e tyre të vazhdueshme në këtë proces.

/Shqip.com