SBASHK-u përkrah marshin “Marshojmë për Drejtësi”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (Sbashk) do të përkrah marshin “Marshojmë për Drejtësi”.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Anëtarësia e SBASHK-ut do të jetë pjesë e Marshojmë për drejtësi.SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në Universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi “organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në njoftimin e SbashK-ut.
Marshi “Marshojmë për Drejtësi” mbahet të dielën duke filluar nga ora 14:00.
/Shqip.com