Lajme

SBASHK – dhembje e trishtim për rastin tragjik në familjen Godeni

Ilustrim

SBASHK ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares nga burri i saj në Prishtinë.

Me anë një të njoftimi nga Zyra për informim, SBASHK ka thënë se me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni.

“Me plot dhembje trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni”, shkruan zyra për informim e SBASHK-ut.

Tutje, sipas tyre, loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më.

/Shqip.com