Sport Ndërkombëtar

Sassuolo me veshët nga Parisi për Scamaccan

Klubi italian refuzoi ofertën e Arsenal dhe tani PSG do të dalë në krye të garës me ofertën e tyre.

Lexo edhe:
PSG dhe Arsenal masin forcat për Scamaccan e Sassuolos

Siç raoprtohet, klubi parisien do të ofrojë 45 milionë euro për të marrë shërbimet e Gianluca Scamaccas.

PSG po përgatit një ofertë prej 45 milionë euro për Gianluca Scamacca.

Sassuolo refuzoi ofertën e Arsenalit për sulmuesin italian

Për PSG-në që ka në radhët e veta Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi, sulmuesi italian pritet të jetë vetëm opsion nga stoli.

Sidoqoftë, 23 vjeçari i talentuar ka një instikt ‘vrastar’ para portës kundërshtare.

Gianluca Scamacca, Sassuolo

Këtë e dëshmon fakti se ai e mbylli edicionin e klauar në Serie A me 16-të gola të shënuar.

Përveç gjetjes së rrjetës, Gianluca çalon në lojën ekipore, pasi nuk ka regjistruar asnjë asist në 36 paraqitjet e tij në elitën e futbollit italian.

Gianluca Scamacca, Italia

Performancat e mira për skuadrën nga regjioni i Emilia-Romanës, i kannë hapur atij derën e përfaqësimit të ‘Azurri’ – me të cilët ka pesë ndeshje.

Scamacca ka vlerën e 30 milionë eurove në treg aktualisht, sipas ‘transferkarkt.