Sarri dhe Mertens mund të bashkohen në Lazio
Publikuar:
(25.07.2022 15:14:23)

Pas nëntë viteve të kaluara në Napoli, Dries Mertens vendosi të largohet në këtë merkato të verës.
Por, sulmuesi belg mund ta vazhdojë përsëri aventurën në Serie A.
Sipas shumë mediave italiane, ai është në radarin e Lazios.
Maurizio Sarri – e njeh mirë Mertensin – pasi kishin bashkëpunuar në të kaluarën dhe e dëshiron ta ketë në skuadër.
Teksa, fakti që është lojtar i lirë i bën gjërat edhe më të thjeshta.
Sulmuesi 35 vjeçar i zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, teksa realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë./Shqip.com