Sarrazin: Kam përshtypje që Prishtina e ka kapëdirë temën për Asociacionin

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, beson që Qeveria e Kosovës ka pranuar që ta përmbushë obligimin për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se Gjermania dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të qartë gjithmonë në pritjen e Prishtinës për ta përmbushur atë, duke shtuar që përshtypja e tij tani është se Asociacioni është pranuar.
“Përshtypja ime është se për palën kosovare, tema aq e vështirë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është kapërdirë. Mund të jem gabim, por kjo është përshtypja ime nga takimet në Prishtinë . Ata kanë bërë një hap para”, ka thënë ai për Kossev.
Tutje, Sarazin ka theksuar se pret që e ardhmja të jetë shumë më e mirë për dy shtetet.
“I presim ata për ta shfaqur në ditët dhe javët në vijim”.
/Shqip.com