Sarah Mgbeike – “MVP” e javës së pestë në Superligë
Publikuar:
(08.11.2021 15:18:13)

Sarah Mgbeike është shpallur MVP e javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Basketbollistja e Prishtinës ishte fenomenale në derbin që skuadra nga kryeqyteti e fitoi ndaj Penzës, shkruan Shqip.com.
Mgbeike, realizoi 28 pikë, 17 kërcime, dy asistime dhe kartër bllokada, duke qenë superiore në parket.

Për Sarah, kjo ishte hera e dytë radhazi që e fiton këtë çmim, pasi edhe javën e kaluar ishte shpallur “MVP”.
Ndërsa, me fitoren ndaj skuadrës pejane, Prishtina tashmë është lidere dhe e vetmja skuadër pa humbje në këtë sezonë.
Paraqitje të mirë në këtë ndeshje pati edhe edhe Arbnore Përquku me 13 pikë, gjashtë kërcime, nëntë asistime dhe katër topa të vjedhur./Shqip.com