Rozë

Sarah Berisha zbulon të vërtetën për raportin me Einxhelin: Më bezdis fakti që…

Sara dhe Einxhel

Dj Pm dhe Dj Dagz kanë hyrë në Big Brother si një person i vetëm, pasi ata edhe ishin shokë të ngushte.

Ata brenda në shtëpi kanë gjetur edhe parterët, ku kanë vazhduar edhe jashtë programit.

Por, siç duket parterët e tyre, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira nuk i kanë raportet e mira.

Lidhur me këtë ka folur vetë Sarah Berisha gjatë një interviste për “Goca & Gra”, ku ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me moderatoren.

Sarah Berisha

Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt, por blogerja thotë se nuk ka pasur asnjë zënkë mes tyre.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër.

Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…” tha blogerja./SHQIP.com