Rozë

Sara i kërkon falje Kiarës, flet për babain e saj të ndjerë, ka një porosi për prindërit

Sara Gjordeni ka folur gjerë e gjatë për një numër zhvillimesh që kanë shoqëruar atë dhe të dashurin e saj, këngëtarin e njohur Bardhin.

Ajo ka sqaruar tekstet e shkruara ndaj Kiara Titos.

Sara ka thënë se ishte tërbuar, pasi që kishte marrë edhe urime të tillë si ‘të vdektë fëmija nëse ndonjëherë je shtatzënë’ dhe se emri i Kiarës nuk ishte përmendur nga ajo, por nga komentuesit.

Ka deklaruar se me Jetmir Agajn nuk ka asnjë marrëdhënie.

“Ai nuk është dashur të fliste për mua pasi nuk më njihte, nuk kishte asnjë informacion për mua”.

Në lidhje me publikimin e historive të saj të dashurisë, Sara ka thënë se u keqkuptua dhe se e njëjta iu kthye bumerang.

Sara ka folur në lidhje me rrëfimin për babain e saj të ndjerë.

Ka thënë se ka kontaktuar, por asnjëherë nuk e ka hapur telefonin.

“Unë e kam njohur për herë të parë zërin e tij në atë intervistë. Arturi nuk ka dhënë asnjë kundërpërgjigje, nuk dha një provë, vetëm ofendoi mua dhe nënën time”.

Lajmin për vdekjen e tij ka thënë se e ka marrë nga Bardhi.

“S’kam folur tetë orë. Ishin ndjesi të përziera. Unë që nga shtatori 2023 deri më 15 mars 2024, jam përpjekur të kontaktoj dhe ai nuk e ka hapur telefonin asnjëherë. Prindër edhe nëse fajin e ka fëmija, edhe nëse fajin e keni ju, hapjuani telefonin sepse nuk i dihet, jeta është e shkurtër. Ka qenë zgjedhje e tij që të mos ma jap këtë kënaqësi të shpirtit që t’ia dëgjoj zërin dhe të marrë versionin e historisë së tij”, tha Sara, e cila shpërtheu në lot kur tregoi se shkaku i familjes së tij dhe lajmeve dhe se këtë e kishte bërë një ditë pas varrimit, ku kishte shkuar dhe ia kishte thënë të gjitha që kishte brenda.

Në studio nuk kishte si të mungonte Bardhi, i cili këndoi hitin “Betohemi”, me të cilin hyri në Big Brother e duket se me të njëjtin ia mori zemrën Sarës.

/Shqip.com