Sanzhez edhe një hap më afër Milanit
Publikuar:
(30.05.2022 10:09:30)

Serien A e fituan dhe tashmë kanë filluar të “peshkojnë” edhe për futbollistë të tjerë.
AC Milan ka bërë edhe një hap para në transferimin e Renato Sanchez – sipas Goal.com.
Mesfushorit portugez i skadon kontrata me Llilen në vitin 2023, teksa vlera e tij sipas “Transfermakt” konsiderohet 30 milionë euro.
24 vjeçari konsiderohet si futbollist me potencial të madh dhe pritet të jetë një “goditje” të madhe në markaton e verës.
Duke marrë parasysh faktin – që Franck Kessie është larguar nga “San Siro” – , Sanzhez mund të jetë zëvendësimi konkret për të.
Renato ka zhvilluar 25 ndeshje në elitën e futbollit francez, teksa ka qenë autor i dy golave dhe pesë asistimeve. /Shqip.com