Sania Mirza e paralajmëron pensionimin nga tenisi

Viti 2022 do jetë i fundit në karrieren e saj si teniste.
Ish-kampionia e Wimbledon në dyshe, Sania Mirza, një sportistet më të njohura nga të Indisë, ka njoftuar se do të tërhiqet nga ky sport pas vitit 2022.
Komentet e Mirzës erdhën pas humbjes së saj në raundin e parë në dyshe për femra në Australian Open.
“Kam vendosur që ky do të jetë sezoni im i fundit. Po e marr javë pas jave. Nuk jam e sigurt nëse mund ta zgjas sezonin, por dua”, u tha ajo gazetarëve.
35 vjeçarje kishte thyer një akull të madh në vitin 2005 – kur u bë indianja e parë që fitoi një titull individual në “Women’s Tennis Association”.
Por, karrierea individuale nuk i eci sipas planeve dhe u detyrua përqendrohej në dyshe. Por, i’a vlejti barra qiranë sepse në vitin 2015 ajo fitoi në Wimbledon – së bashku me zviceranen Martina Hingis, teksa më pas vazhdoi të fitonte US dhe Australian Opens.
Ajo ishte afër sigurimit të një medaljeje të Lojërave Olimpike në “Rio 2016” . kur ajo dhe Rohan Bopanna luajtën gjysmëfinale kundër Venus Williams dhe Rajeev Ram, por për një fije nuk i’a arritën qëllimit.
Mirza ka fituar gjithashtu dy tituj Grand Slam me partnerin Mahesh Bhupathi – titullin “Australian Open” në 2009 në dyshe të përziera dhe “French Open 2012” në dyshe të përziera.
Sania filloi të luante tenis si adoleshente gjatë pushimeve verore, por e mori seriozisht pasi filloi të fitonte turne për të rritur – ajo fitoi titullin e saj të parë për të moshuarit në moshën 15-vjeçare në Lojërat Aziatike të vitit 2002.
Ajo hyri në turneun WTA në vitin 2003 dhe më vonë arriti të pozicionohej në vendin e 27-të në ranglistën botërore, që mbetet një rekord në vete për tenistet indiane. /Shqip.com