“San Siro” mbetet i heshtur – Napoli është lider në Serie A
Publikuar:
(18.09.2022 22:40:52)

“San Siro” ishte i mbushur, por nuk festoi.
AC Milan është mposhtur në shtëpi nga Napoli – me rezultat 1-2.
Mysafirët e nisën këtë derbi më mirë dhe shënuan në minitën e 55-të me anë të Matteo Politano – nga pika e bardhë.
Por, nuk vonoi shumë – dhe vendasit u kundërpërgjigjen me anë të Olivier Giroud – kur po zhvillohej minuta e 69-të.
Ama – mysafirët inisistuan dhe mundi i tyre u shpagua.
Giovanni Simeone e tund rrjetën në minutëne 78-të, pas një krosimi të dhënë nga Marco Rui.
Deri në fund të takimit – rosonerët patën mundësi për të barazuar shifrat – ama nuk e arritën qëllimin.
Me këtë fitore – Napoli bëhet lider i Series A – me 17-të pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër – Milani mbetet në pozitën e pestë me 14-të pikë./Shqip.com