Samsung pritet të vij me ekrane të teknologjisë së lartë

Gjiganti korean i teknologjisë po përpiqet të sigurojë mjaftueshëm materiale që do të mundësonin kalimin në teknologjinë e re të sjelljes së ekraneve të gjeneratës së ardhshme.
Raporti i fundit pretendon se Samsung krijoi një ekip vitin e kaluar për të komercializuar ekranet microLED për orët inteligjente.
Kompania aktualisht po shet televizorë premium me mikroLED, kështu që krijimi i një zgjidhjeje komerciale të qëndrueshme për orët inteligjente nuk është shumë e largët.
Në fakt, njohës të teknologjisë pohojnë se deri në fund të këtij vit do të realizohet edhe ky synim.
Panelet microLED janë superiore në krahasim me ekranet OLED për sa i përket shkëlqimit dhe efikasitetit të energjisë, dhe nga ana tjetër ofrojnë lexueshmëri më të mirë të dritës së diellit.
/Shqip.com