Rozë

Samanta është fejuar para një viti? Zbulohen detajet…

Samanta Karavella tërheqë përherë vëmendjen e publikut.

Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, por këngëtarja shqiptare është tejet e rezervuar sa i përket jetës private.

Mirëpo, së fundmi janë zbuluar disa detaje interesante rreth jetës së saj private.

Mësohet se Samanta i ka dhënë fund beqarisë.

Burime për “Iconstyle” zbulojnë se Samanta është fejuar në 29 dhjetor 2021.

Krahas këtyre informacioneve janë publikuar edhe imazhet e saj me partnerin.

“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social ‘Instagram’.

Më herët, u tha se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton në SHBA.

Gjithashtu edhe një foto e tyre u publikua pak kohë më parë, e cila është fotoja e para publike e çiftit. Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar.

Ndërkohë sa i përket muzikës, vitin që lamë pas Samanta nisi punën për një album të ri të quajtur, “Mama”.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një projekt muzikor rreth një muaj më parë që titullohet “E vogla”./Shqip.com