Sallahu: Në raportin e parë të Institutit zviceran thuhet se ka qenë një person i tretë brenda qelisë së Astrit Deharit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se sipas raportit të parë të Institutit zviceran thuhet se brenda qelisë së Astrit Deharit ka qenë një person i tretë.
“Instituti e ka cilësuar që ka qenë një person i tretë brenda burgun dhe ai person ka ndërhyrë në këtë rast, ai person ka ndërhyrë në vrasjen e Asitrit Deharit”, ka thënë Sallahu në RTV Dukagjini.
Ai më tutje ka thënë se si Ministri e Drejtësisë i është krijuar përshtypje se rasti i Astrit Deharit është vrasje.
Ndërsa, sa i përket video-inxhizimeve nga kamerat e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku janë zhdukur mostrat, Sallahu ka thënë se ajo inxhizimet dhe provat e tjera i ka marrë Polici e Kosovës dhe Prokuroria.
Disa ditë më parë përmes një konference për media, deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi ka thënë se duhet të kërkohen këto video-incizime që të konfirmohet se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit.
“Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mija që kam shtru, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellë tek shkarkimi brenda LVV-së. shkarkimi është minor kundrejt borxhit që kem për ta sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe Kurti të mos thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Kamerat nuk mund të gënjejnë se çfarë kanë ndodhur”, tha Abazi.
Abazi përmend edhe emrat të cilët duhet të intervistohen nga Prokuroria.
“Mendoj që prokuroria duhet të marrë në pyetje, Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutra Gogaj Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve”.
Sipas Abazit, nga kamerat e sigurisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dihet qartë se kush ka hyrë dhe ka marrë mostrat e Astrit Deharit.
/Shqip.com