Sali Berisha shpallet non grata nga Britania e Madhe

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur person non-grata nga ana e shtetit të Britanisë së Madhe.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Berisha në një konferencë për media.
Ai është shprehur se ai është informuar përmes një letre nga ana e Home Secretary, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB, raporton A2news.
“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimi”, është shprehur Berisha.
Berisha 7 muaj më parë ishte shpallur person non-grata nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Shqip.com