Safet Gjici filmohet duke kryer se*s në zyrë, SPAK nis hetimet(VIDEO)
Publikuar:
(16.06.2023 13:52:29)

Burime jozyrtare nga SPAK konfirmojnë nisjen e veprimeve hetimore lidhur me një videoregjistrim ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.
Sipas SYRI TV, SPAK ka regjistruar kallëzim penal kryesisht për Safet Gjicin. Kjo është hera e dytë që kryebashkiakët socialistët kapen në skandale seksuale.
Video e Gjicit është regjistruar në fillim të qershorit, pak pasi ai kishte marrë mandatin e dytë.
Pamjet qarkulluan fillimisht në median sociale.
/Shqip.com