Rutina e bukur e golave

Prapa fanelës i shkuan Lewandowski. Kur pasimet nisen drejtë tij – bashkëlojtarët bëhen gati të festojnë. Sepse – topi do të përfundojë në rrjetë.
Numri 9 i bavarezëve e dhuroi edhe një natë magjike – teksa e theu edhe një rekord të ri.
Sulmuesi polak shënoi tregolësh brenda 10 minutave – dhe u bë golashënuesi më i mirë i bavarezëve në garat evropiane.
Tashmë – Lewa gjendet në kuotën e 68 golave – në 77 ndeshje të zhvilluara.

Teksa – Muller ka dy gola më pak – në 74 paraqitje.
Por, kjo nuk është e gjitha. Ai vendosi edhe një rekord personal – duke e regjistruar tregolëshin më të shpejtë në karrierë (10 minuta).
Në tetë ndeshje të luajtura në Champions në këtë sezon – Lewandowski ka shënuar 12-të herë.
Në përgjithësi – ai e ka gjetur tundur rrjetën 88 herë në këtë kompeticion. Të vetmit futbollistë që kanë më pak gola se Leëa janë Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Rekordin për më së shumti gola në një sezone e ka CR7 me 17-të gola – që duket do të jetë një nga synimet e polakut. /Shqip.com