Çfarë është SWIFT?

Invazioni i Ukrainës nga Rusia ka nxitur vendosjen e sanksioneve dhe tani janë shtuar zërat që kërkojnë përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave.
Përjashtimi i Rusisë nga Shoqëria Financiare Botërore e Telekomunikimit Bankar e njohur si SWIFT mund të dëmtojë rëndë aftësinë e Rusisë që të bëjë biznes me shumicën e botës e cila sjell pasoja të rënda në ekonomi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ende nuk kanë vendosur për këtë opsion duke lënë derën e hapur se një gjë e tillë mund të ndodh.
SWIFT është një rrjet i cili përdoret nga bankat që mundëson dërgimin e mesazheve të sigurta rreth transfereve të parave dhe transaksione të tjera.
Këtë sistem e përdorin mbi 11 mijë institucione financiare në 200 vende të botës.
SWIFT është kompani që funksion në kuadër të ligjeve të Belgjikës.
Pronarët e SWIFT janë institucionet financiare ku bëjnë pjesë 3 mijë e 500 firma nga e gjithë bota.
Bazuar në Asociacionin Kombëtar të Rusisë SWIFT, Rusia ka 300 institucione financiare në këtë sistem.
Hisedar më i madh se Rusia në SWIFT është vetëm SHBA-ja.
Rusia e sheh të mundshëm përjashtimin nga ky sistem raporton Al Jazeera.
Nëse Rusia përjashtohet nga SWIFT atëherë bankat ruse nuk do të kenë mundësi që të realizojnë ose të pranojnë pagesa nga institucione tjera financiare.
Rusët e vlerësojnë si të rëndësishëm sistemin SWIFT megjithatë deklarojnë se ekzistojnë rrugë të tjera për të kryer transaksione të parave.
Rusia është kërcënuar se do të përjashtohet nga ky sistem në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë.
Për përjashtimin e një shteti duhet të pajtohen shumica e anëtarëve. /Shqip.com