Lajme Botë

Rusia mund të sulmojë edhe Gjermaninë

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë kërkuar që vendi të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë, duke shprehur frikën se agresioni nga Ukrainës do kthehet në një luftë globale mes Rusisë e NATO-s.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një sërë dokumentesh të cilat kanë rrjedhur nga ushtria gjermane, ku tregohet se si një nga gjeneralët më të lartë të vendit Eberhard Zorn urdhëroi ushtrinë e vendit të vihet në gjende lufte përballë kërcënimeve reale.

Dokumenti prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohej “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura”. me anë të saj, gjenerali Zorn bëri thirrje për rinovimin e plotë të ushtrisë gjermane dhe për t’u përgatitur për luftë.

“Sulmet ndaj Gjermanisë potencialisht mund të ndodhin pa paralajmërim dhe me dëme të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale. Një luftë në një vend anëtar të NATO-s në Evropën Lindore është bërë përsëri e mundshme”, ka shkruar ai.

Gjenerali i bëri thirrje Gjermanisë të luajë një rol udhëheqës në mbrojtjen e kontinentit dhe të krijojë një forcë të armatosur më “të fuqishme”.

Zorn paralajmëron se as BE dhe as NATO nuk mund të përballojnë të fillojnë të planifikojnë dhe gjenerojnë forca pasi të ketë ndodhur sulmi.

“Nëse nuk veprojmë shpejt, asnjë ushtri nuk do të lëvizë në Evropë”, ka thënë mes tjerash ai.

/Shqip.com