Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Çernobilit
Publikuar:
(24.02.2022 20:01:23)

Termocentrali bërthamor i Chernobylit është pushtuar nga forcat ruse.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi nga rusët. Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, ka shtuar Podolyak.
Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar gjatë ditës së enjte edhe presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Shpërthimet dhe bombardimet u dëgjuan fillimisht nëpër qytetet kryesore në Ukrainë rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim televiziv nga Moska duke thënë se ai po autorizonte veprime ushtarake./Shqip.com