Lajme

Rusia mban zi për terroristët serbë të vrarë në veri

Rusia i është bashkuar vendimit të Serbisë për të mbajtur ditë zie për terroristët e vrarë gjatë sulmit të së dielës në fshatin Banjskë të Leposaviqit në pjesën veriore të Kosovës.

Në mediat sociale është publikuar një fotografi që vjen nga Moska.

“Vajtojmë bashkë me Serbinë”. “E njëjta ngjyrë, e njëjta fe, i njëjti gjak”, shkruhej në bilbordet e shpërndara në kryeqytetin rus.

/Shqip.com