Lajme

Rusia: Kemi goditur objektivat në Ukrainë me armë të precizionit të lartë

Moska ka pretenduar se armët e saj “me precizion të lartë” kanë goditur pjesë të objekteve ushtarake dhe energjetike të Ukrainës në një raund sulmesh të premten.

“Si rezultat i sulmit, transporti i armëve dhe municioneve të prodhimit të huaj është penguar”, tha sot ministria ruse e mbrojtjes, raportojnë mediat e huaja.

Kievi reagoi duke thënë se Rusia kishte lëshuar rreth 70 raketa në Ukrainë të premten në një nga sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftës në shkurt.

Bombardimet ndërprenë energjinë në qytetin e dytë më të madh të vendit dhe e detyruan Kievin të zbatojë ndërprerje emergjente në mbarë vendin.

/Shqip.com