Lajme Botë

Rusia ka zëvendësim të brendshëm për SWIFT, thotë banka qendrore e vendit

Rusia ka një sistem që mund të zëvendësojë sistemin global të pagesave SWIFT brenda vendit, thotë guvernatorja e bankës qendrore të vendit, raporton Aljazeera.

Elvira Nabiullina shtoi se të gjitha bankat në Rusi do të përmbushin detyrimet e tyre dhe të gjitha fondet në llogaritë e tyre janë të siguruara.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të bllokojnë bankat e zgjedhura ruse nga sistemi SËIFT, i cili lehtëson lëvizjen e parave nëpër mijëra banka dhe institucione të tjera financiare në mbarë botën.

Kujtojmë, që pas sulmeve ruse në Ukrainë, disa nga shtetet e BE-së, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e përjashtuar kështu pjesërisht edhe nga SWIFT.