Rumania i jep mbështetje Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se ka folur për procesin e dialogut.
Odobescu, vendi i së cilës vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, tha se i ka ofruar mbështetje Lajçakut në ndërmjetësimin e tij në dialog.
“Shumë e kënaqur që të takoj Përfaqësuesin Special sot në Bukuresht. Një shkëmbim i mirë në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo në platformën “X”.
Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që s’e njeh Kosovën, por e cila ka thënë se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
Very glad to meet EUSR @MiroslavLajcak today in Bucharest. Good exchange on latest developments in Western Balkans. Reiterated RO's full support for his efforts to advance the Belgrade-Pristina EU-led Dialogue, essential for the security&stability of the Western Balkans. pic.twitter.com/Zev7INl6p7
— Luminita Odobescu (@Odobes1Luminita) November 27, 2023
/Shqip.com