Rukiqi i Odës Ekonomike: Shqipëria po i fut me një thes prodhuesit nga Kosova me ata global
Publikuar:
(15.12.2021 19:57:28)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se për prodhuesit kosovarë kjo politikë fiskale është diskriminuese.
Rukiqi rendit problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e Kosovës për ta shitur produktin e tyre në Shqipëri.
“E thash që nuk e kanë vendet e tjera, Shqipëria e ka të veçantë, e ka me një norme të caktuar për prodhuesit e mëdhenj të pijeve alkoolike. Nuk mund të krahasohet “Birra Peja” me një prodhues global të pijes por në rastin e Shqipërisë kjo ka ndodh dhe e ka fut në thes me këta prodhues të mëdhenj global dhe e paguan normën e akcizës që e paguajnë edhe ata”, ka thënë Rukiqi./SHQIP.com