Rugova rikthehet nga lëndimi, e gatshme të ndihmojë Kosovën

Hendbollistja e kosovare, Albina Rugova, është rikthyer pas një lëndimi të gjatë që e ka lënë jashtë fushës tash e disa muaj.
Ajo tashmë është rikthyer dhe do të jetë e gatshme për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.
Rugova ka thënë që është shumë e lumtur që do të mund ta ndihmojë kombëtaren.
“Është hera e parë që Kosova zhvillon ndeshje në Istog. Qytetarët e Istogut janë sportdashës, dinë të krijojnë atmosferë të veçantë dhe jam e sigurt se kështu do të jetë në dy ndeshjet me Ishujt Faroe. Për mua ishte një vit i vështirë sepse nuk pata mundësi të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e Kupës Evropiane. Kam punuar shumë që të jem e gatshme për Kosovën. Kombëtarja është nder dhe krenari. Tani ndihem shumë e gatshme të ndihmoj Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj të arrijë këtë”, ka theksuar kapitenja e skuadrës së Istogut”, tha ajo.
Grumbullimi i Kombëtares së Kosovës bëhet të martën, derisa më 3 dhe 5 nëtor “Dardanet” përballen me Ishujt Faroe.
/Shqip.com