Rudiger – do i bashkohet “mbretërve”

Dje u konfirmua se do të largohet nga Chelsea.
Kurse, sot është bërë e ditur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.
Antonio Rudiger dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje verbale, sipas Fabrizio Romanos.
“Real Madrid ka arritur marrëveshje verbale me Antonio Rüdiger. Detajet përfundimtare do të diskutohen së shpejti, përpara nënshkrimit të kontratës”, ka shkruar Romano ndër të tjera.
29 vjeçari nuk e gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar me kampionët e Evropës – teksa edhe situata e krijuar nga largimi i Roman Abromovich i komplikoi gjërat.
Shtatëgjati po kalon në formë jetësore – që kur Tuchel e mori drejtimin e Chelseat.
Së bashku me Thiago Silvan janë bërë një tandem i pazëvendësueshëm dhe është një nga pikat më të forta të londinezëve.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/23362386/1389147146.jpg)
29 vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2017, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur për Romën dhe Stuttgartin. /Shqip.com