Rudiger del me një mesazh emocionues për fansat e Chelsea

Antonio Rudiger është lojtari më i ri i Real Madridit.
Ai do të lë “Stamford Bridge”-n dhe karrierën do e vazhdojë në “Bernabeu”.
Qendërmbrojtësi ka dalë me një video mesazh për tifozët e “Bluve”, siç ka njoftuar vetë lojtari.
I don’t like goodbyes. But I will try to make this one special, from the heart.
My piece with @PlayersTribune @TPTFootball. #AlwaysBelieve #Hustle
https://t.co/FI6sVGnDGi— Antonio Rüdiger (@ToniRuediger) May 20, 2022
“Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime”.
“Kam një FA Cup, Ligë të Evropës dhe një medalje të Ligës së Kampionëve. Dhe sigurisht, kam qindra kujtime që do të mbeten me mua përgjithmonë”.
“Po largohem nga ky klub me zemër të rëndë. Për mua ka qenë gjithçka”, ka thënë Rudiger ndër tjerash.
29 vjeçari u transferua te kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve në verën e vitit 2017 nga Roma.

Këtë edicion, ai ka bërë 33 paraqtije në Premierligë, ku ka shënuar tre gola dhe asistuar dy.
Vlera e tij në treg aktualisht kap shifrën e 35 milionë eurove, sipas “transfermarkt”.
Ai do t’i bashkohet kampionit të La Liga-s në fillim të muajit korrik. /Shqip.com