Rrokulliset nga pakujdesia një veturë në Skenderaj, lëndohen dy persona
Publikuar:
(01.05.2022 09:17:24)

Gjatë ditës së shtune një veturë është rrokullisur nga pakujdesia në Skenderaj, saktësisht në fshatin Llaush.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar dy persona.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka dal jashtë rrugës duke u rrokullisur ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
PK ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi./Shqip.com