Rritja e tarifave të energjisë elektrike, LDK dërgon komentet në ZRrE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur dërgimin e komenteve në Zyrën Rregullatorit të Energjisë, me përmbajtje kundërshtuese për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Kështu ka bërë të ditur përmes një konference për media Xahfer Tahiri nga LDK.
“LDK sapo ka nisur komentet e saja në ZRRE lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave për energjinë elektrike. Për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionalë në këtë rast, duke i dërguar komentet veta në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike”, ka bërë të ditur Tahiri në një konferencë të përbashkët për media me deputeten e kësaj partie, Hykmete Bajrami.

Edhe deputetja Bajrami ka thënë se kriza e energjisë elektrike ka nisur në vitin 2021, por sipas saj, qeveria ka luajtur spektatorin.
“Jemi të vetëdijshëm që është krizë globale, por jemi të sigurt që qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize”, tha Bajrami.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se janë të gatshëm për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
“LDK-ja do të ndjek rrugët institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën qytetarëve edhe në Gjykatën Kushtetuse”, u shpreh ajo tutje. /SHQIP.com