Rritja e GDP-së në Kosovë pritet të ngadalësohet deri në 3.1%
Publikuar:
(04.10.2022 15:31:47)

Banka Botërorë në raportin e fundit të publikuar rreth ekonomisë në Evropë dhe Azi Qendrore, ka theksuar se rritja reale e GPD-së në Kosovë pritet të ngadalësohet deri në 3.1% në vitin 2022.
Raporti i titulluar, “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, thekson se mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet tek më të cenueshmit.
Tutje, raportohet se në përiudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës.

/Shqip.com