Rritet numri i udhëtarëve me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shkurt 2023.
Në këtë muaj, numri i fluturimeve të realizuara ishte 598, ose 15.2% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 193 000, ose 23.5% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 5 690, ose 35.5% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0.
Numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 10.0% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 712 663, ose 4.1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
/Shqip.com