Lajme Ballkan

Rrëzohet Qeveria e Bullgarisë

Shteti i Bullgarisë ka mbetur pa Qeveri.

Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Kiril Petkon, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut raporton A2.

Petkov nuk ka arritur që t’i bëjë ballë mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB.

Qeveria e Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. 

Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017./Shqip.com