Lajme Botë

Rrëzohet një vinç nga erërat, shtyp për vdekje dy punëtorë në Poloni

Dy punëtorë kanë humbur jetën kur erërat e forta rrëzuan një vinç kullë në Krakov të Polonisë, ndërsa dy të tjerë u lënduan.

Një vinç u rrëzua nga erërat me shpejtësi 90 mph gjatë stuhive në Poloni, e si pasojë e kësaj humbën jetën dy punëtor ndërtues, njëri që punonte në çati dhe njëri në tokë.

Zyrtarët polakë, të cilët kanë hapur një hetim për aksidentin, regjistruan shpejtësi të erës deri në 40 mph në zonë të enjten, shkruan Dailymail.

Policia ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit dhe hetimin nëse zyrtarët e kanë siguruar siç duhet vinçin në përgatitje për erërat e forta.

Vinçi, një model i rregullt me lartësi rreth 30 metra – ishte duke punuar në një ndërtesë pesëkatëshe dhe ishte jashtë shërbimit në atë kohë për shkak të stuhisë.