Rrezik për sulm ajror, SHBA mbyll ambasadën në Kiev
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.
“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.
“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.
Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës./REL
/Shqip.com