Lajme

Rreth 300 shtatzëna me COVID-19 të hospitalizuara në QKUK që nga fillimi i pandemisë

Foto e ilustruar

Rreth 300 gra shtatzëna të infektuara me COVID-19 janë hospitalizuar në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që nga 13 marsi i vitit 2020, kur në Kosovë janë shfaqur rastet e para të këtij infeksioni.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili, vlerëson se ky numër është i lartë dhe sipas tij, ndikim të madh ka pasur përhapja e variantit Delta të COVID-19.

Megjithatë, lajm i mirë thotë se është fakti që tash e 10 ditë nuk ka më asnjë shtatzënë të hospitalizuar për shkak të Coronavirusit.

16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji - UBT News
Jakup Ismaili

“Rreth 300 shtatzëna kanë qenë të hospitalizuara që nga fillimi i pandemisë. Sigurisht se ka pasur më tepër të infektuara…Tek shtatzënat simptomat e infektimeve me COVID-19 janë më të theksuara”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Duke folur për vaksinimin e shtatzënave, Ismaili potencoi se kjo kategori kanë pasur hezitime edhe në vende të ndryshme të botës.

“Pas apelit të Shoqatës së Gjinekologëve dhe studimeve në mbarë botën, është ardhur me përfundimin se vaksina nuk paraqet asnjë komplikim për shtatzënat. Përkundrazi komplikimet janë shumë më të mëdha te shtatzënat nëse ato infektohen me coronavirus”.

Sipas tij, në Kosovë nuk është vërejtur ndonjë komplikim te shtatzënat pasi janë vaksinuar./SHQIP.com