Rrënohet bunkeri serb në qendër të Shtimes
Publikuar:
(17.04.2022 16:25:39)

Zyrtari për informim në komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, ka bërë të ditur se para pak ditësh është rrënuar një bunker në qendër të Shtimes.
Sahiti, ka bërë të ditur se bunkeri ishte nderuar në vitin 1998, në oborrin e shtëpisë së Branisllav Stakiqit.
“Me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria dhe policia serbe që ushtronte dhunë e terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare por edhe pakica serbe lokale ishte përgatitur me vite të tëra për të sulmuar fqinjët e tyre shqiptar”, ka shkruar ai.
Sahiti, gjithashtu ka thënë se ky bunker i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla për të sulmuar në të gjitha pjesët e qytetit./Shqip.com