Rrëmbehet një vajzë e mitur në Fushë Kosovë, tre persona e fusin në veturë
Publikuar:
(11.07.2022 10:08:57)

Një vajzë e mitur në Fushë Kosovë ka qenë pre e një rrëmbimi nga tre persona të panjohur.
Viktima ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura.

Siç njofton Policia, viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin./Shqip.com