Rozë

Rrahu brutalisht një qytetar në mes të rrugës, kërkohet paraburgim për Feron

Prokuroria Themelore në Gjilan dje njoftoi për arrestimin e Feros dhe tha se reperi është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa sot ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit nga Gjilani.

Në një përgjigje për Shqip.com, Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjilan.

“Kërkesa për caktimin e paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Shqip.com.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në videon që ishte publikuar në rrjetet sociale për të cilën edhe u arrestua reperi, ai shihet duke grushtuar një person, ndërsa pas pak kohe disa kalimtarë intervenojnë që ta ndalin Feron./Shqip.com