Rrahje mes dy personave në Klinikën Emergjente në QKUK
Publikuar:
(03.12.2021 14:01:40)

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur paraditen e së enjtes në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka bërë të ditur se palët e përfshira në rrahje janë shoqëruar për në Stacionin Policor dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci./SHQIP.com